Ka një vit që nuk është caktuar asnjë seancë për rastin e Ukë Rugovës me viza

Ka një vit që nuk është caktuar asnjë seancë për rastin e Ukë Rugovës me viza

Ka kaluar gati plot një vit që nga seanca e fundit e gjykimit të Ukë Rugovës.

Dhe, Gjykata e Prishtinës ende nuk ka caktuar një datë kur do të vazhdojë gjykimi i Ukë Rugova, ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija dhe të akuzuarve të tjerë në rastin në lidhje me aferën e vizave italiane.

Seanca e fundit për këtë rast ishte mbajtur në muajin nëntor të vitit të kaluar nën udhëheqjen e gjyqtarëve të EULEX-it, raporton kallxo.com.

Që nga ajo kohë, EULEX ka përfunduar mandatin në Kosovë, lënda është transferuar te gjyqtarët vendorë ndërsa nuk është caktuar të mbahet ende ndonjë seancë.

Më 30 janar të këtij viti, KALLXO.com raportoi se EULEX kishte hequr dorë nga gjykimi i këtij rasti, duke e transferuar atë te vendorët.

Dhe, që nga ajo datë, gjyqtarja e këtij rasti, Naime Krasniqi-Jashanica, nuk ka caktuar asnjë seancë për këtë rast.

KALLXO.com e ka kontaktuar gjykatësen Naime Krasniqi-Jashanica dhe e ka pyetur nëse ka caktuar ndonjë datë për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor.

Por, ajo ka thënë se deri më tash nuk ka caktuar ndonjë datë për seancën e radhës.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe mbrojtësin e Ukë Rugovës, avokatin Nexhat Shabanin, i cili po ashtu tha se deri më tani nuk është informuar për caktimin e ndonjë seance në rastin ndaj klientit të tij.

Gazeta Insajderi ka publikuar përgjimet e grupit që udhëhiqej nga djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova.  “Dosja Grande”.