Aktori i Zelandës së Re, Pua Magasiva, ylli i "Power Rangers" dhe i serisë "Shortland Street", u gjet i vdekur të shtunën në mëngjes, më 11 maj, sipas CNN. Lajmi për vdekjen e tij" />

Ka vdekur aktori i njohur i “Power Rangers”

Ka vdekur aktori i njohur i “Power Rangers”

Aktori i Zelandës së Re, Pua Magasiva, ylli i “Power Rangers” dhe i serisë “Shortland Street”, u gjet i vdekur të shtunën në mëngjes, më 11 maj, sipas CNN. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga kompania e tij e produksionit, por shkaku nuk dihet ende.

“Jemi të tronditur nga lajmi i pikëllueshëm rreth vdekjes së aktorit Pua Magasive. Për vite me radhë ai ishte anëtar i shtëpisë së produksionit “South Pacific Pictures” dhe e konsideronim anëtar të familjes sonë. Mendimet dhe zemrat tona tani janë me familjen e tij”, shkruan në rrjetet sociale, shkruan KOHA Ditore.

Image

Pua, i cili në vazhdimin e 11-të të filmit “Power Rangers”, “Ninja Storm”, e luajti rolin e Shane Clarke, Red Wind Ranger, pas vetes e la gruan Lizz Sadler me të cilën u martua vitin e kaluar.