Kaçanik: E lidhin dhe e rrahin pronaren e shtëpisë, tre persona e marrin kasafortën dhe ikin

Kaçanik: E lidhin dhe e rrahin pronaren e shtëpisë, tre persona e marrin kasafortën dhe ikin

Një grua është lidhur me lidhëse plastike dhe është rrahur në shtëpinë e saj dje nga tre persona në fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut, njofton Insajderi.

Siç raporton Policia e Kosovës, të dyshuarit e kanë detyruar viktimën t’ua tregonte atyre vendin e kasafortës.

Me këtë rast hajnat e kanë marrë kasafortën edhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Fsh. Gjurgjedell, Kaqanik 02.01.2021-21:55. Viktima femër kosovar e ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj , e kanë lidhur me lidhëse plastike, e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës së ftohte e kanë detyruar të tregon vendin e kasafortës. Të dyshuarit kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com