Kadaj: Anton Quni nuk e dha nënshkrimin për hetimin e SHIK-ut  

Kadaj: Anton Quni nuk e dha nënshkrimin për hetimin e SHIK-ut  

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi ka reaguar ndaj fjalimit të deputetit Anton Qunit, ku tha se do të jem në kuvend deri sa ta shoh Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin prapa grilave.

Ajo ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook duke thënë se “për me bind Anton Qunin se e ka seriozisht kritikën ndaj SHIK-ut është dashur ta japë nënshkrimin për hetim ndaj kësaj organizate”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka 3 vjet që po e pret këtë nënshkrimin. Fjalët shumë të sakta, Anton Quni, por mungesa e nënshkrimit tënd vonoi këtë hetim kaq të nevojshëm! Pse?!”, ka shkruar Kadaj-Bujupi, ka shkruar Kadaj-Bujupi. /Insajderi.com