Kadri Veseli flet për rezultatin e PDK-së në zgjedhje – fton qytetarët të festojnë

Kadri Veseli flet për rezultatin e PDK-së në zgjedhje – fton qytetarët të festojnë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i bindur se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Madje, ai ka propozuar që vendi të shkojë në zgjedhje duke u shpërbërë kuvendi. Kur ka folur për rezultatin e zgjedhjeve ka thënë se do të jetë rezultat bindës për PDK-në duke ftuar qytetarët të festojnë,.

“Edhe në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës edhe në cilësi të kryetarit të PDK-së, i kisha thirr kolegët e partive politik të mblidhemi në zyret e kuvendit edhe pse proceduralisht duhet të shkohet tek presidenti, por të merremi vesh për datën dhe ta shpërndajmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjidhje ajo që është më e mira për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Veseli për RTK-në.

Veseli ka thënë se PDK i beson qytetarëve ashtu sic qytetarët i besojnë PDK-së, duke aluduar në fitoren e PDK-së.

“Ideja është e qartë, qytetarët janë të vetmit që i japin mandatë dikujt qeverisës. PDK do të qeverisë ne i besojmë qytetarëve dhe jemi të bindur se nga rezultat zgjedhor do të jetë rezultat bindës për PDK-në dhe i ftojë qytetarët për festim”, ka deklaruar Veseli.

Veseli në fund ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme, duke u shprehur i sigurt në zgjedhje të reja përkundër që ministri i Financave nga PDK-ja Bedri Hamza deklaronte se nuk ka buxhet për zgjedhje të reja.

“Zgjedhjet janë të pashmangshëm po e them se nuk duhet të bëjnë vetëm deklarata, por duhet të marrim vendim për vetë shpërbërje e Kuvendit të Kosovës me 2/3 e votave”, ka deklaruar Veseli./Insajderi.com