Veseli: Në këtë kohë nuk do ta rrëzoja Qeverinë Kurti

Veseli: Në këtë kohë nuk do ta rrëzoja Qeverinë Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur rreth mocionit të mos-besimit ndaj Qeverisë Kurti në kohë pandemie, shkruan Insajderi.

Veseli ka thënë se nuk po luan me fjalë, por që nuk do të ngriste mocion mos-besimi ndaj kësaj qeveri në këtë rrethana.

“Nuk e kisha inicu mocionin e mos-besimit në rrethanën të cilën jemi, me pandemi”, ka deklaruar Veseli në “Click”, të rtv 21, shkruan Insajderi.

Ai ka theksuar se janë të gatshëm ta përkrahin Qeverinë në kohën e pandemisë.

Gjatë intervistës, kreu i PDK-së ka shtuar se do të qëndrojnë në opozitë.

“Do të jemi opozitë e fuqishme dhe e zëshme. Jemi shumë aktivë dhe jam në kontakt në baza ditore me të gjithë kryetarët e degëve dhe nëndegëve të partisë, me të cilët po koordinohemi që të bëjmë një opozitë të mirëfilltë që do të jetë model”, ka deklaruar Veseli.

Çfarë thoshte Albin Kurti në vitin 2014-së për formimin e Qeverisë?

Kadri Veseli i rikujton Kurtit e Isa Mustafës, koalicionin e shpresës