Kadri Veseli kritikon ashpër Albin Kurtin

Kadri Veseli kritikon ashpër Albin Kurtin

Kreu i opozitës, Kadri Veseli, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për çështjen e tarfiës.

“Ka disa ditë që në publik po problematizohet seriozisht çështja e tarifës dhe e takimeve të Albin

Kurtit me përfaqësuesit e shtetit serb. Paragjykimet për këto dy tema, në fakt, janë standard i vënë nga vetë ai dikur”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

“Ky debat në publik i duhet pikërisht atij, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore. Por, kjo nuk i duhet sot Kosovës”.

Veseli thotë se Kurtit i duhet kjo qasje për ta evituar debatin publik pasi sipas tij të njëjtit  i mungon programi qeverisës.

“Por, të gjitha këto, përveç vonesës dhe manipulimit për interesa ditore, nuk zgjidhin asnjë çështje jetike të qytetarëve të këtij vendi”.

“Edhe loja me ankesa dhe kërkesa te ndërkombëtarët, për ta zbutur reagimin e opozitës, në çështjet si heqja e taksës dhe dialogut, është qëndrim i ulët i Kurtit”.

“Kryeministri duhet të qartësohet, dhe të mos ikë e manipulojë”./Insajderi.com