Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, del kundër vendimit për mos lejimin e fluturimeve. Ai thotë të respektohen masat por edhe të lejohen bashkatdhetarët të vijnë në Kosovë.

Në një deklarim në rrjetin social Facebook, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka kritikuar mbylljen e Aeroportit të Prishtinës. Ai këtë veprim e quan edhe absurd dhe shqetësues, njofton Insajderi.
Ai thotë se “edhe masat kundër Covid-19 duhet të respektohen, por edhe bashkatdhetarëve duhet tu mundësohet ardhja në Kosovë”.
“Masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore duhet të respektohen, por edhe nevoja e bashkatdhetarëve tanë që të vizitojnë vendin e tyre duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet e as nuk bën të cenohet nga asnjëri prej nesh”
Ndër të tjera ai bën thirrje që sa më shpejtë të reflektojnë autoritetet përkatëse, në mënyrë që mërgata jonë të gëzojë lirinë e lëvizjes për në vendin e vet. /Insajderi.com<