Kadri Veseli: Kryeministri shqiptar për Maqedoninë e Veriut e bën marrëveshjen historike

Kadri Veseli: Kryeministri shqiptar për Maqedoninë e Veriut e bën marrëveshjen historike

Në mesin e shume reagimeve duke uruar për marrëveshjen qeverisëse në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët do të jenë faktorë kyç, është deklaruar dhe Kadri Veseli – Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, Veseli ka thënë se “fakti që në këtë marrëveshje për bashkëqeverisje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kryeministri do të jetë shqiptar, marrëveshjen e bën historike”.

Krahas Veselit, për këtë marrëveshje kanë shprehur entuziazëm dhe kanë uruar edhe figura tjera të politikës shqiptare, si Edi Rama, Gent Cakaj etj./Insajderi.com