Kadri Veseli në rolin e Isa Boletinit – puth flamurin pas kthimit nga Haga [FOTO]

Kadri Veseli në rolin e Isa Boletinit – puth flamurin pas kthimit nga Haga [FOTO]

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK), Kadri Veseli është kthyer sot nga Haga pas intervistimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Me të zbritur në tokën kosovare, Veseli fillon dhe luan rolin e figurës kombëtare, Isa Boletini.

Ndonëse Veseli nuk u përkul në gjunjë pranë flamurit, ai vetëm puth flamurin kombëtar Kuq e Zi, njësoi si Boletini kur puthi flamurin në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Derisa qindra qytetarë ishin dal në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për të pritur Veselin nga Haga.

Veseli është intervistuar gjatë ditës së djeshme nga Gjykata e Speciale e Kosovës, mirëpo kishte zgjedhur heshtjen para pyetje të prokurorëve të speciales.


Indoks