Kadri Veseli ngushëllon familjen Buzhala

Kadri Veseli ngushëllon familjen Buzhala

Në radhën e figurave publike që kanë shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Brashor Buzhales, babait të gazetarit Berat Buzhala, është edhe Kadri Vesli, njofton Insajderi.

Veseli në rrjetin social Facebook, ka thënë se “me keqardhje mora lajmin për vdekjen e Brashor Buzhales babait të gazetarit Berat Buzhala, i cili po luftonte për jetën tash e disa ditë me Covid-19. Ngushëllimet më të thella për familjen Buzhala dhe të afërmit e tyre”

Në fund Veseli ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të respektojnë masat anti – covid./Insajderi.com