Kadri Veseli përdor Adem Jasharin në “fushatë politike”

Kadri Veseli përdor Adem Jasharin në “fushatë politike”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë takimeve me qytetarë, nuk ka harruar ta përmend edhe Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

Në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ai ka përendur kohën kur e kishte takuar për herë të parë Adem Jasharin.

“Vetëm 200-300 metra nga këtu, për herë të parë e kemi takuar bashkërisht për t’u lidhur në organizim një njeri i cili ishte edhe më herët në organizim, Komandantin Legjendar Adem Jashari”, ka thënë ndër tjera Veseli.

“Ky ambient, studentë dhe studente të nderuar është shumë emocional për mua, është shumë i veçantë edhe për kombin tonë. Nga ky ambient, ku kam qenë edhe unë student, së bashku me kolegët, tani njëri nga ata është president i vendit, por edhe me disa të cilët nuk janë në jetë sot së bashku me ne, janë në altarin e lirisë. Kemi filluar shumë lëvizje të cilat vërtet kanë arritur sublimin e tyre në vitin 1999 me lirinë e Kosovës”, ka shtuar ai./Insajderi.com

[arve url=”https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/786502701524938/” /]