Kadri Veseli prezanton pesë shtyllat e planit për luftën kundër korrupsionit

Kadri Veseli prezanton pesë shtyllat e planit për luftën kundër korrupsionit

Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka prezantuar sot planin e tij për luftën kundër korrupsionit.

Kreu u PDK-së, tha se plan i tij do të nis të implementohet në 110 ditshin e parë – nëse ai merr drejtimin e shtetit.

“Plani im ka pesë shtylla: Forcimi i masave ndëshkuese ndaj të korruptuarve; pastrimi i të korruptuarve nga institucionet; parandalimi i korrupsionit; edukimi i qytetarëve në frymën e ligjit dhe zgjidhja e çështjes së mashtruesve në listat e veteranëve të UÇK-së”, ka thënë Veseli në një konferencë për media, shkruan Insajderi.

“Ky plan do ta shlirojë Kosovën nga korrupsioni”.

“Sot më lejoni t’i theksojë 7 nga pikat kryesore: Do ta krijojmë byronë antikorrupsion; do ta propozojmë një ligj kundër nepotizmit; do ta rikthejmë besimin e publikut në polici e drejtësi nëpërmjet vetting-ut; do ta themelohet fond i konfiskimit; do të krijohet një komision i përhershëm parlamentar kundër korrpusiont, ky komision të drejtohet nga opozita; për dy vjet do të legalizohen të gjitha ndërtimet pa leje; do të instalohet parimi i përgjegjësisë civile për zyrtarët publikë”.

insajderi.com