fbpx

Kadri Veseli shkruan për vdekjen e shkrimtarit Blushi – la një zbrazëtirë në botën e artit

Kadri Veseli shkruan për vdekjen e shkrimtarit Blushi – la një zbrazëtirë në botën e artit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e vdekjes së shkrimtarit Kiço Blushi, ka thënë se ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare.

“Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare”, ka shkruar Veseli në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se, “breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i Dytë” ose “Koncert në vitin 1936”. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë”.

Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e…

Posted by Kadri Veseli on Saturday, 9 February 2019