Kadri Veseli sot paraqitet para gjyqit të Speciales

Kadri Veseli sot paraqitet para gjyqit të Speciales

Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, do të dalë para gjyqit të Gjykatës Speciale.

Veseli më 5 nëntor i është konfirmuar aktakuza dhe është transferuar për në Hagë.

Pas paraqitjeve që patën dje Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi, sot radha është e njërit ndër themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit.

Në ora 15:00 është paralajmëruar që fillon seanca dhe do të ketë transmetim live. /Insajderi.com