Kadri Veseli sulmon Ramush Haradinajn për dorëheqjen  nga posti i kryeministrit

Kadri Veseli sulmon Ramush Haradinajn për dorëheqjen  nga posti i kryeministrit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit ishte e pa konsultuar, por jo edhe e papritur.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe njëkohësisht kryetari i PDK-së, ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit ka ardhur për shkak të kalkulimeve politike.

Në mbledhjen konstituive të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Veseli ka thënë se dorëheqja e Haradinajt nuk ka qenë e papritur.

“Në këtë takim të parë të Këshillit Drejtues të partisë sonë, jemi mbledhur sot, edhe për përgjigje të një situate të re, e cila është krijuar në vendin tonë. Kryeministri ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja e Kryeministrit ishte e pa konsultuar. Por jo edhe e papritur! Vendim ad-hoc dhe befasues për të tjerët, por jo edhe i papritur dhe pa kalkulim partiak të paramenduar nga kryeministri tani i vetëlarguar”, ka thënë Veseli.