Kadri Veseli thotë se do ta luftojë korrupsionin ashtu siç ka luftuar për çlirimin nga Serbia

Kadri Veseli thotë se do ta luftojë korrupsionin ashtu siç ka luftuar për çlirimin nga Serbia

Kryetari i rizgjedhur i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se ky subjekt politik ka dalë nga procesi i brendshëm zgjedhor edhe më i organizuar dhe më fuqishëm.

“Si e tillë do të jetë mbështetja më e madhe e tyre. Do të jetë forca që mbron lirinë dhe promovon shtetin e së drejtës. PDK do të jetë zëri i dekadës së re. Jemi partia më e fuqishme në vend. Kemi dëshmuar shembullin më të mirë të demokracisë dhe me krenari mund të themi se ky proces ishte një sukses i jashtëzakonshëm me dhjetëra-mijëra qytetarë që morrin pjesë në zgjedhjet e brendshme”, ka thënë Veseli në fjalimin e tij në Konventën Festive të PDK-së.

Para strukturave të partisë dhe shumë simpatizantëve, ai ka thënë se do të punojë për çrrënjosjen e korrupsionit.

“Si anëtar i UÇK-së kam besuar se do ta arrijmë lirinë, sot 20 vjet pas fitores së asaj lufte nuk do të lejoj qe të vihen në dilema ato vera nga askush dhe për asgjë. Shpirti i sakrificës dhe solidariteti në UCK dje duhet të jetë shembull i luftës për karakterin e shtetit sot”.

“E kemi përfunduar luftën për pavarësi, por jo për shtetin e së drejtës. Sot jam këtu që të zotohem se ashtu siç kam luftuar për çlirimin e Kosovës, ashtu do të luftojmë që Kosovën ta çlirojmë nga korrupsioni dhe abuzimet”.

Veseli ka pohuar se është krenar që drejton PDK-në.