Kadri Veseli tregon se a do ta votojë Albin Kurtin për kryeministër

Kadri Veseli tregon se a do ta votojë Albin Kurtin për kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sonte në emisionin Zona e Debatit, tregoi se a do ta votojë Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës, shkruan Insajderi.

Veseli, tha se nuk i beson Kurtit dhe kjo është arsyeja që nuk do ta votojë atë për kryeministër.

“Nuk do ta votojë Albin Kurtin kryeministër për faktin se nuk besoj që është i sinqertë “, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu është shprehur se është i gatshëm të ndihmojë që ta qojë Kosovën përpara./ Insajderi.com