Insporti.c" />

Kadri Veseli viziton djalin e tij në klubin e futbollit

Kadri Veseli viziton djalin e tij në klubin e futbollit

I pari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, e ka regjistruar djalin e tij Yllorin në Shkollën e Futbollit ‘Piramida’, raporton Insporti.com

I pari i Kuvendit të Kosovës dhe njeherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ia ka besuar djalin e tij, trajnerit kosovar Arsim Prepolli.

Ky i fundit ka qenë futbollist me shumë i njohur në Kosovë ndërkohë që ka bërë karrierë edhe jashtë vendit si në Bosnje, Iran, Shqipëri, Maqedoni, Austri apo Slloveni.

Ndryshe, Veseli sot e ka vizituar këtë shkollë të futbollit ku ka realizuar edhe disa fotografi me të fëmijët.

Veseli javë më parë e ka përcjell edhe një ndeshje të futbollit të kësaj shkolle me Fushë Kosovën.