Kadri Veseli zbulon bisedën me Flora Brovinën për fotografinë e publikuar

Kadri Veseli zbulon bisedën me Flora Brovinën për fotografinë e publikuar

Në një konferencë për media për fotografinë e rrejshme të publikuar dje nga Flora Brovina – deputete e PDK-së, ka mbajtur sot edhe i pari I PDK-së dhe kryetari I Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli.

Ai para medieve ka sqaruara se çfarë ka folur me deputeten Brovina në kuvend, pamje këto që janë kapur edhe nga kamerat brenda kuvendit, shkruan Insajderi.

Veseli, tha para gazetarëve se aty e ka parë një njeri të ngarkuar shumë emocionalisht. Sipas tij është fat që ka incizime dhe shihet se janë duke folu, e po ashtu shihet edhe një letër në dorën e djathtë të Brovinës, mbi të cilën aludohet se është fotografia e publikuar.

“E kam parë një njëri shumë të ngarkuar emocionalisht, ka qenë fat i mirë që ka edhe incizime. Ka ardhë me një letër të zhubrosur që e mbante me fanatizëm. I kam kërkuar me mirëkuptim që mos ta lexojë në foltore të kuvendit. Kjo ndoshta është arsyeja që ka ndodhur më pas kjo, nuk po tregohem i mençur se a e kam ditur, ju jap fjalën e nderit se nuk e kam ditur por i kam thënë se është e rëndë, shumë e rëndë, kjo ka qenë një arsye.

Më tutje ka ndodhë historia, është mirë që ka qenë incizimi, do të ishte më mirë të më kishte pyetur, por sidoqoftë nuk është Flora Brovina ajo që duhet të linçohet” ka thënë Veseli./ Insajderi.com