Kadriu: Duhet të bëhen reforma në administratë

Kadriu: Duhet të bëhen reforma në administratë

Kandidati i AAK-së për komunën e Gjilanit, Rexhep Kadriu në emisionin #DebatPernime ka thënë se ka identifikuar disa probleme si parësore për funksionalizimin e komunës së Gjilanit.

“Reforma në administratë, kompletimi i stafit të inspeksionit të komunës së Gjilanit me amientalista, inspektorë të ndërtimtarisë dhe ushqimit, fuqizimi i zyrës së projekteve dhe kompletimi i stafit për menaxhimin e projekteve te komunës së Gjilanit”, janë reformat e para që Kadriu tha se do t’i merr në Gjilan.

Më tej kandidati i AAK-së përmendi edhe disa prioritete ku tha se do të intervenojnë e me theks të veçantë u ndal të infrastruktura.

“Hapja e korridoreve brenda qytetit duke e shpërndarë komunikacionin, ndërtimi i trotuarëve nëpër qytet dhe fshatra, rregullimi i infrastrukturës nëntokësore, fabrika për trajtimin e ujërave të zeza e cila do të ndërtohen në fshatin Uglar , sigurimi i ujit të pijës, dhe ambienti”, tha Kadriu se janë prioritetet e AAK-së në Gjilan.