Kafiteria në Viti ndërron emrin në “Trump’s caffe”

 Kafiteria në Viti ndërron emrin në “Trump’s caffe”

Lidhja e kosovarëve me amerikanët sidomos me politikanët e dekadave të fundit ka hyrë thellë deri në familje duke lënë emra të fëmijëve “Hillari” apo duke hapur biznese me emrin e ish-sekretares së shtetit që humbi së fundmi nga Donald Trump në garën presidenciale.

trump6

Përderisa në Prishtinë ekziston një dyqan i veshjeve në emrin e Hillary Clinton, madje edhe me veshje të inspiruar nga stili i ish-sekretares amerikane, në Viti menjëherë pas fitores së Donald Trump është emëruar në emrin e tij në qytetin e vogël të Kosovës, Viti.

trump5

Kafiteria e cila është deri në mëngjesin e së mërkurës ishte vetëm një “caffe bar” tash është “Trump’s Caffe”, raporton Insajderi.

trump4

Në derën e kësaj kafiterie, siç shihet në disa fotografi të dërguara nga një lexues i Insajderit, prej të mërkurës është vendosur emri i ri i lokalit, “Trump’s Caffe”.

trumpkafe2

Nuk dihet nëse pronari ka vendosur ta emëroj biznesin e tij në emër të Donald Trump për shkak të respektit për Trump apo vetëm për vëmendje dhe marketing biznesi.

trump3

Megjithatë dashuria ndaj Amerikës për kosovarët duket sikur nuk ka rëndësi se kush e drejton Shtëpinë e Bardhë./Insajderi.com