Kai Havertz tek Chelsea – “Nuk llogaris më në të”

Kai Havertz tek Chelsea – “Nuk llogaris më në të”

Është pothuajse zyrtare, Kai Havertz, do të bëhet lojtar i Chelseat, për një shumë rekord të kësaj vere, prej 100 milion euro.

Ishte vet trajneri i Bayer Leverkusen, që ka konfirmuar se ai më nuk mund të llogarisë në shërbimet e lojtarit: “Unë nuk pres që Kai Havertz të stërvitet me ne përsëri”, tha trajneri, Petr Bosz, transmeton Insajderi.

Gazetari i Sky Sports Italy, Fabrizio Romano, ka thënë se Kai Havertz, e dinë tanimë që marrëveshja në mes klubeve është arritur dhe se ai është lojtari më i ri i Chelsea.

Sipas këtyre raportimeve, për kartonin e lojtarit, janë paguar 100 milion euro, që është çmimi më i lartë i paguar për një lojtarë në këtë afat kalimtar./Insajderi.com.