Kajtazi: Nëse Haradinaj dhe Veseli janë të bindur që Thaçi e ka seriozisht, do ta përkrahin

Kajtazi: Nëse Haradinaj dhe Veseli janë të bindur që Thaçi e ka seriozisht, do ta përkrahin

Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi ka thënë sot se presidenti Hashim Thaçi ka aftësi, qoftë edhe për t’i nënshtruar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj për ta ndjekur planin e tij.

“Të jeni të bindur se nëse Haradinaj, Kadri Veseli dhe koalicioni qeverisës janë të bindur që Thaçi e ka seriozisht këtë punë, për çka ata nuk janë të bindur, atëherë kanë me e përkrah”, ka thënë Kajtazi në emisionin debatues “Click” në RTV21.

Kajtazi ka deklaruar se presidenti Thaçi po ashtu kontrollon një pjesë të strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai ka thënë se LDK-ja për këtë arsye nuk mund të organizojë protesta kundër planeve të Thaçit.