Kajtazi: PDK do kënaqet nëse del e treta në zgjedhje

Kajtazi: PDK do kënaqet nëse del e treta në zgjedhje

Kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi, ka komentuar partitë politike që po përgatiten për zgjedhjet nacionale, shkrua Insajderi.

Kajtazi në RTV Dukagjini ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, që udhëhiqet nga Kadri Veseli, do duhej të kënaqej me vendin e tretë në fund të zgjedhjeve.

“LDK dhe VV kanë për të vazhduar ta sulmojnë PDK-në dhe qeverisjen e saj. Elektorati i vjetër i PDK-së nuk ndryshon bazën mirëpo votuesit e rinj, do ta ketë problem kjo parti t’i merr për vete”, ka thënë Kajtazi.

“PDK në krejt këtë situatë, do duhej të kënaqej me vendin e tretë”, ka shtuar Kajtazi.