Kajtazi: Xhemajl Mustafa dhe të tjerët janë vrarë sepse kanë qenë kundërshtarë të PDK-së

Kajtazi: Xhemajl Mustafa dhe të tjerët janë vrarë sepse kanë qenë kundërshtarë të PDK-së

Kryeredaktori i gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi në televizionin T7 ka folur për viktimat e pas luftës për të cilat ende askush nuk e ka marrë përgjegjësi.

Ai ka thënë se e pakta që duhet të bëjme ne si shoqëri është respekti që duhet të kemi ndaj sistemit gjyqësor.

Për Kajtazin Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) është parti e cila ka udhëhequr një sistem të tillë gjyqësor, i cili tani nuk ju shërben as atyre. Sipas tij shoqëria jonë sot gëzon një sistem të kapur me gjyqtar të emëruar nga Adem Grabovci dhe të tjerët si ai.

“Ne kemi tregu që nuk kemi fije respekti për gjyqësorin e pavarur, politika në Kosovë, e udhëhequr nga PDK, ka ndërtu një sistem të tillë gjyqësor, sa më nuk ju shërben as atyre. Pra kemi një sistem të kapur me Gjyqtar të emëruar nga Adem Grabovci dhe të tjerët dhe në këtë situatë është iluzion me besu se qysh dikush mundet me na besu gjithë këto dyshime kaq të mëdha që na i hetojmë dhe i gjykojmë vet. Pra kjo është hajgare”, ka thënë Kajtazi.

Kajtazi ka shtuar se ne si shoqëri ua kemi borxh me i trajtu këto viktima të pasluftës, duke i përmend me emra, dhe duke pytë se çfarë faji kanë pas figurat si Xhemajl Mustafa, Haki Imeri dhe të tjerë.

Ai ka thënë se duhet të kuptohet se çfarë faji mund të ketë pasur Shaban Manaj, trupi i të cilit është djegur në një përudhë të pas luftës.

Kajtazi ka thënë se në dokumentet hetimore thuhet se ato figura janë vrarë për një arsye, sepse kanë qenë kundërshtarë të PDK-së.

“Na si shoqëri au kemi borgj me i trajtu gjithë ato viktima që janë njerëz të vrarë në prridhën e pasluftës. Me i përmend dhe me pyet se çfarë faji ka pas Xhemajl Mustafa, çfare faji ka pasë Haki Imeri, çfarë faji kanë pas gjithë këta njerëz që janë vra, janë përsekutu, madje edhe janë djegë siç është rasti i Shaban Manajt, trupi i tij është djegë në një periudhë të pas luftës. Ato siç thuhet edhe në dokumentet hetimore, ata janë vrarë për një arsye: Kanë qenë kundërshtarë të PDK-së. Dhe për këta njerëz të vrarë duhet me dhanë dikush përgjegjësi. Dikush duhet me dalë para drejtësisë për këta njerëz”, ka thënë Vehbi Kajtazi. /Insajderi.com.