fbpx

“Kallashnikovi ishte lodër” – arsyetohet drejtori i VV-së për fotografinë me armë

“Kallashnikovi ishte lodër” – arsyetohet drejtori i VV-së për fotografinë me armë

Në media sot ka qarkulluar një foto e drejtorit në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi me një armë në dorë.

Drejtori i cili vije nga radhët e Vetëvendosjes ka nxitur reagime në degën e PDK-së në Mitrovicë, e cila ka ftuar organet që të merren me persona që janë rrezik për jetën e qytetarëve.

Vet drejtori ka reaguar ndaj akuzave që i janë bërë, duke thënë se do të padis PDK-në për shpifje, shkelje të privatësisë dhe denigrim të personalitetit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se lodra me të cilën u fotografu ishte lodër (imitim i kallashnikovit).

Ja postimi i plotë i Ademit:

Shtëpia e shqiptarit duhet të ketë buke, zemër e pushkë.  😛

T’i lemë anash proverbat.

Fotoja është bërë gjate një shakaje me miq, me një lodër (imitim) te kallashnikovit.

PDK-ja, si inati për sukseset në DKRS-s dhe si hakmarrje për debaklin e 11 qershorit, e keqpërdori.

Unë isha ne stacionin policor, ju bëra thirrje institucioneve te rendit qe kësaj çështje ti shkojnë deri ne fund. Ata e kryen bastisjen në shtëpi ,e kuptohet nuk gjetën asgjë të jashtëligjshme.

Unë do ta padis PDK-ën, për shpifje, shkelje te privatësisë dhe denigrim te personalitetit.

Ju garantoj që disfata e 22 Tetorit do jetë shumë më e thellë se kjo e 11 Qershorit, dhe s’ka forcë qe e ndal fitoren e Lëvizjes tonë.

Ato qindra mesazhe te mbështetjes, i falënderoj dhe ju betohem se nuk do te ndalemi.