Kalon propozimi i PDK-së në Prishtinë për futje në rend të ditës pikën për ofrimin e transportit publik pa pagesë

Kalon propozimi i PDK-së në Prishtinë për futje në rend të ditës pikën për ofrimin e transportit publik pa pagesë

Ka kaluar propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës me degë në Prishtinë, për futjen në rend të ditës pika për ofrimin e transportit publik pa pagesë, njofton Insajderi.

Në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal të Prishtinës që është duke u zhvilluar virtualisht, me propozimin e grupit të PDK-së në Prishtinë është votuar propozimi për futje në rend të ditës pika për ofrimin e tansportit publik pa pagesë prej muajit nëntor deri në muajin mars.

Kjo si shkak i nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe përhapjes së virusit Covid 19.

Kosto e mbulimit të biletave të qytetarëve, Buxhetit te Komunes pritet t’i kushtoj 1.262.986 euro.

Asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri, në propozim tha se “Mjetet financiare mund te merren nga Kategoria e mallrave dhe shërbimëve, ku deri me tani kemi vetem 57% e buxhetit te shpenzuar në këtë kategori”.

Sipas Retkocerit më mirë është që të ndahën keto mjete për të paguar biletat e qytetareve të Prishtinës, sesa ato të përfundojnë si zakonisht si teprice Buxhetore. /Insajderi.com