Kalon rezoluta për personat me aftësi të veçanta

Kalon rezoluta për personat me aftësi të veçanta

Ka kaluar me votat e shumicës absolute rezoluta për personat me aftësi të veçanta e propozuar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, njofton Insajderi.

Në seancën e sotme plenare, ku kaloi në lexim të dytë edhe Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, rezoluta për personat me aftësi të kufizuara kaloi vetëm një ditë pas seancën ku nuk pati kuorum të mjaftueshëm.

“Për këtë rast e kam kërkuar këtë debat parlamentar që Kuvendi të diskutojë për gjendjen e të drejtave dhe personave me aftësi të kufizuara se ku qëndrojnë dhe në fund të debatit të miratojmë një rezolutë drejt pjesëmarrjes së barabartë edhe të kësaj kategorie”, ka thënë dje Rudi.

Edhe grupet parlamentare janë pajtuar se nuk është bërë mjaftueshëm për këtë kategori të personave. /Insajderi.com