Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy persona

Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy persona

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në kufirin Maqedoni-Kosovë, pasi që të njëjtit kanë kauar ilegalisht kufirin.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orën 19:00, përcjell insajderi.

Personat i janë nënshtruar kontrollit mjekësor i cili është i obligueshëm dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi