“Kam dëshirë që femrat të më thërrasin Cristiano”

“Kam dëshirë që femrat të më thërrasin Cristiano”

Gjithmonë ka pasur një hamendësim se si të thërritet super ylli portugez, Cristiano Ronaldo. Vetëm Cristiano apo me mbiemrin e tij, Ronaldo.

Ai gjithmonë ka veshur fanella në të cilat ka pasur të shkruar mbiemrin e tij ‘Ronaldo’ në fanellë, si me Portugalinë ashtu edhe me Manchester Unitedin dhe Real Madrid-in.

Gjithsesi, në Spanjë ai më shumë thërritet me emrin e tij, Cristiano, njofton e përditshmja spanjolle Marca.

Megjithatë vetë Ronaldo ka treguar preferencat e tij rreth kësaj çështje duke thënë që ka dëshirë qe vetëm femrat ta thërrasin ‘Cristiano’.

“Nuk e kam problem që njerëzit më thërrasin me njërin emër apo tjetrin, por më pëlqen më shumë kur femrat më thërrasin Cristiano”, ka thënë Ronaldo për Marca-n, raporton Insajderi.

Portugezi i cili ka fituar tre topa të artë në karrierë ka komentuar edhe shijet e tij muzikore duke thënë: “Në makinë hip-hopi, me shokët reggaeton”.