Kamberi mirëpret vendimin e PDK-së që në listë zgjedhore t’i ketë dy kandidatë nga Presheva

Kamberi mirëpret vendimin e PDK-së që në listë zgjedhore t’i ketë dy kandidatë nga Presheva

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përkrahur vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës që në listën e saj zgjedhore t’i ketë dy kandidatë për deputetë nga Lugina e Preshevës, njofton Insajderi.

Ai është shprehur se përkushtimi dhe angazhimi i partive politike në Kosovë për Luginën e Preshevës janë të mirëseardhura.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka uruar Kosovës zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ndërsa, pas zgjedhjeve ai ka thënë se beson që do të hartohet një plan për program të përbashkët në përputhje me nevojat e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Besoj se pas zgjedhjeve, të zgjedhurit e institucioneve ekzekutive e legjislative të Republikës së Kosovës dhe ata/o të Luginës së Preshevës, do të mund të bashkërendohen për hartimin dhe zbatimin e një plani dhe programi të përbashkët, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka shkruar ndër të tjera ai./Insajderi.com

Përkushtimi dhe angazhimi i partive politike në Kosovë për Luginën e Preshevës, të paraqitura edhe përmes fushatës…

Posted by Shaip Kamberi on Tuesday, January 5, 2021