Kamberi kritikon Bernabiqin: Keqardhje që nuk pranoi të vizitonte varrezën e Batajnicës

Kamberi kritikon Bernabiqin: Keqardhje që nuk pranoi të vizitonte varrezën e Batajnicës

Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vazhduar me kritika ndaj qeverisë serbe, pas fjalimit të djeshëm ku kishte kritikur Serbinë se vend totalitar, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Kamberi, ka kritikuar këtë radhë kryeministren serbe, Ana Bernabiq, për të cilën ka thënë se “ndjen keqardhje që nuk ka pranuar ftesën për ta vizituar varrezën serbe në Batajnicë, ku supozohet se ekzistojnë kufoma të shqiptarëve të vrarë në luftën e funidt”.

Tutje Kamberi ka thënë se “megjithatë nuk është kurrë vonë, ftesa mbetet e hapur”.

Në fund ai i është drejtuar Bernabiqit edhe me një porosi duke i thënë se “pas Batajnicës vazhdojmë̈ në shoqatat dhe familjet e të pagjeturve shqiptarë, boshnjak, serbë, romë etj”.

Deputeti Kamberi dje ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Serbisë ku ka kritikuar komplet kastën politike e cila sipas tij, po e udhëheq Serbinë në mënyrë totalitare, duke e krahasuar edhe me kohën e regjimit të Millosheviqit./Insajderi.com