Kamera e zgjuar që mundëson të shihet bota nëpërmjet syve të bebes

Kamera e zgjuar që mundëson të shihet bota nëpërmjet syve të bebes

Vështirë se mund t’i kujtohet dikujt, se çfarë ka parë për herë të parë kur hapi sytë, andaj akush nuk e di se çka sheh një bebe.

Tani, mund të bëhet një gjë e tillë, kamerën e zgjuar Babeyes, transmeton Telegrafi.

Me këtë kamerë të zgjuar HD, që kapet për rrobat e fëmijës, regjistrohen pamjet POV, të njëjtat sikur edhe i sheh fëmija.

Të shikuarit e botës nëpërmjet syve të bebes, mund të mësohet më lehtë nëse ka filluar t’i njeh fytyrat e familjarëve.

Në kamerë është vendosur detektori i lëvizjeve, sistemi i regjistrimit në errësirë dhe mundësia e xhirimit deri në dy orë.