Kamioni aksidentohet në Sllatinë – lëndohet shoferi

Kamioni aksidentohet në Sllatinë – lëndohet shoferi

Një kamion është vetëaksidentuar në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Sllatinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se “në aksident është përfshirë vetëm një automjet – kamion”, por nuk ka dhënë më shumë detaje se si ka ardhur deri tek aksidenti.

I lënduar në këtë aksident ka mbetur shoferi i kamionit.

Krasniqi ka treguar se shoferi “ka pasur lëndime si shkak i aksidentit”./Insajderi.com