Kamioni me 39 kufoma, merren në pyetje 4 të dyshuar

Kamioni me 39 kufoma, merren në pyetje 4 të dyshuar

Policia po merr në pyetje 4 persona të dyshuar për vdekjen e 39 personave, trupat e të cilëve u gjetën në  rimorkion e kamionit frigoriferik në Essex.

Një burrë u arrestua në aeroportin Stansted të premten si autori i dyshuar i vrasjeve dhe me akuzën e trafikut të njerëzve.

I arrestuari është i moshës 48 vjeç dhe është nga Irlanda Veriore.

Dy persona të tjerë gjithashtu u ndaluan në Warrington me të njëjtat akuza. Në pranga ranë një çift, burrë e grua, të dy të moshës 38 vjeç.

Ndërsa shoferi i kamionit u ndalua ditën e gjendjes së kufomave me akuzën e vrasjes.

Arrestimet erdhi gjatë përpjekjeve për të identifikuar viktimat.

Trupat e 8 grave dhe 31 burrave u gjetën në një rimorkio frigoriferike në një park industrial në Grays.

Kamioni mbërriti në Purfleet në lumin Thames nga Zeebrugge, Belgjikë rreth orës lokale 00:30 të mërkurën.

Kamioni u largua nga porti menjëherë pas orës 01:05, në të njëjtën ditë dhe kufomat u zbuluan në Parkun Industrial Waterglade rreth 35 minuta më vonë.

Fillimisht u njoftua se viktimat ishin të gjithë të shtetësisë kineze. Por tani raportohet se mund të ketë edhe shtetas vietnamezë.

Dhe VietHome, një organizatë që përfaqëson komunitetin Vietnamez në Mbretërinë e Bashkuar, ka marrë fotografi të gati 20 personave të raportuar si të zhdukur, pasi gjetjens së kamionit.

Të zhdukurit janë të moshës 15 deri në 45 vjeç.