Kamioni tërheq zvarrë veturën për disa metra në Prishtinë

Kamioni tërheq zvarrë veturën për disa metra në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qendër të Prishtinës, saktësisht tek ‘Rrethi i Flamurit’.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Nuk dihet për të lënduar, por që dëmet janë të mëdha pasi vetura në njërën anë thuajse ka shtypur veturën.

Për shkak se vozitësi i kamionit nuk e ka vërejtur veturën në fjalë e ka tërhequr zvarrë atë për afro tre metra.