Kampionet evropiane, të forta për vashat e Kosovës

Kampionet evropiane, të forta për vashat e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave, ka pësuar humbje të pritur, kundër kampioneve aktuale evropiane, vashave holandeze, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, vashat kosovare ishin të pafuqishme kundër “tulipanëve”, duke humbur me rezultat 0:6.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:4 për holandezet, ndërsa dy golat tjerë, Holanda i shënoi vetëm në minutat shtesë të takimit.

Kështu, në kuadër të eliminatoreve për evropianin 2022, kjo ishte sfida e fundit e Kosovës si vendase, ngase dy ndeshjet tjera i luajnë si mysafire, së pari e Rusisë dhe pastaj e Holandës. /Insajderi.com