Kampioni i Kosovës në Volejboll, turpërohet në Kupën Ballkanike

Kampioni i Kosovës në Volejboll, turpërohet në Kupën Ballkanike

Kampioni i Kosovës në Volejboll, Ferizaj, është eliminuar nga Liga Ballkanike, pas dy humbjeve të thella dhe të një pas njëshme.

Ferizaj të dielën pësoi disfatë 3:0 në sete. Në njërin set ekipi kosovar fitoi 18 pikë, në një 12 e në një vetëm dhjetë. Ndërkohë, të shtunën Ferizaj pësoi 3:0 në sete. Në të tri setet ferizajasit fituan vetëm nga 10 pikë, njofton Insajderi.

Në këtë garë të mbajtur në fundjavë, në Turqi ishin vetëm dy skuadra, Ferizaj dhe skuadra turke Halkbank. Halkbank fitoi dy ndeshjet dhe u shpall fitues i Kupës Ballkanike.

KV Ferizaj, pak muaj më parë kishte bërë historinë, duke u shpallur kampion I Kosovës për herë të parë që nga themelimi i tyre./Insajderi.com.