Kanadë: Kosovari 36-vjeçar vdes në aksident me motoçikletë, gruaja në gjendje kritike

Kanadë: Kosovari 36-vjeçar vdes në aksident me motoçikletë, gruaja në gjendje kritike

36-vjeçari kosovar, Kreshnik Cermjani, ka vdekur në një aksident trafiku të ndodhur midis motoçikletës së tij dhe një SUV-i në Calgary të Kanadasë, transmeton Insajderi.

Në këtë aksident e përfshirë ishte edhe gruaja e të ndjerit, Ermira, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim në spital.

Siç raporton “Global News”, policia njoftoi se çifti po ktheheshin nga darka për në shtëpi.

Kosovari tashmë i ndjerë ka lënë tre fëmijë të moshës 16, 14 dhe 11-vjeç.

Në momentin kur ndodhi ngjarja, vëllau i viktimës, Debatik Cermjani, ishte duke qëndruar me nipat dhe mbesën e tij, kohë kur ai e mori vesh se çfarë kishte ndodhur.

“Ai (djali i madh) ishte mjaft të afërt me babain. Ai pyeste se kush do të kujdeset për ne? Ai bëri gjithçka për ne”, deklaroi vëllai i të ndjerit, teksa po fliste për djalin e madh të vëllait. /Insajderi.com