Kanadezi jetëson ëndrrën e tij duke mbajtur ngjyrat e Kosovës në kampionatin botëror të kurlingut

Kanadezi jetëson ëndrrën e tij duke mbajtur ngjyrat e Kosovës në kampionatin botëror të kurlingut

Peter Andersen i cili është rritur në Kingston të Kanadasë dhe fëmijërinë e tij e ka kaluar në klubin Ont të kurlingut, ka ëndërruar gjithmonë që një ditë do ta përfaqësojë vendin e tij në këtë sport.

Mirëpo këtë ëndërr është duke e realizuar duke mbajtur ngjyrat e Kosovës. Ai do të marr pjesë në kampionatin botëror të kurlingut që do të mbahet në Norvegji, shkruan Gazeta Insajderi.

“Nuk kam imagjinuar se do të kisha mundësi të luaja për një vend që nuk ka ekzistuar derisa i kam mbushur 15-vjet”, ka thënë Andersen. “Por është absolutisht e mahnitshme që unë jam duke e përjetuar këtë lojë këtë javë” ka thënë ai për medien kanadeze cbc.ca.

Andersen ka ardhur në Kosovë në vitin 2016, menjëherë pas diplomimit në kolegj.

Që nga ky vit ai ka prezantuar lojën e kurlingut me fëmijët e kryeqytetit në Prishtinë. Ata kanë marr pjesë edhe në kongresin e Federatës Botërore të Kurlingut, si përfaqësuese e Kosovës po ashtu kanë udhëtuar edhe për në Budapest dhe Bratislavë për ta promovuar ekipin kosovarë në këtë sport të akullit.

Në Kosovë Andersen është takuar me Eldena Dakaj dhe trajnerin Meriton Zeneli, me të cilët është duke qëndruar në Stavanger.

Dakaj ka thënë se fillimisht nuk ka menduar se mund ta luaj këtë lojë sepse nuk e ka bërë më herët, mirëpo ai thotë se me kalimin e kohës ai është përmirësuar në lojën në akull.

Sfidat në dhe jashtë akullit

Rritja e shpejt e klubit për një kohë të shkurtër në Kosovë, ishte shumë sfiduese pasi që konkurrenca në kampionatin botëror është e madhe.

“Ne ishim në listën e pritjes për të marr pjesë në kampionat, ku në janar u njoftuam se do të jemi pjesë e këtij kampionati pasi që në ato momenti një ekip ishte larguar nga gara” ka treguar Andersen.

“Kjo ishte një surprizë e këndshme” thotë bashkëlojtari i Andersen, Dakaj. Ai thotë se “kjo ngjarje do të mund të kishte ndodhur pas dy apo tre vjetësh”.

Mirëpo kanadezi Andersen tregon për vështerësit që kishte pasur pas pranimit në Federatën Botërore të Kurlingut, pasi që nuk kishte qenë shtetas i Kosovës.

“Ka një rregull brenda Federatës Botërore të Kurling që ju ose duhet të jeni qytetar ose të keni një pasaportë të vendit që përfaqësoni ose mund të jeni banor, por ju duhet të qëndroni aty dy vjet para se të jeni i pranuar luajnë për atë vend”, ka treguar ai.

“Unë kam jetuar në Kosovë për pothuajse tre vjet, kështu që ata më pastruan për të luajtur”.

Edhe me një ekip në botë, Kosova ballafaqohet me sfida të dyfishta si financiare ashtu edhe politike, kjo po vazhdon të jetë shqetësuese si për vendin ashtu edhe për sportet. Pasi që marrëdhëniet me Serbinë janë të tensionuara pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, shkruan media kanadeze.

Pjesëmarrja tashmë është një fitore

Në këtë turne, përkufizimi i fitimit është një çështje e perspektivës; vende si Kanadaja presin për podium dhe norvegjezët që presin në mënyrë të pashmangshme duan të vënë në një shfaqje për tifozët e tyre në shtëpi. Por për Kosovën, futja në akull është në vetvete një arritje.

“Pjesëmarrja jonë tashmë është një fitore, duke pasur parasysh kufizimet tona financiare” ka thënë Zeneli trajneri i ekipit. “Ne nuk kishim mbështetje përveç donacioneve të njerëzve përmes fushatës GoFundMe”, ka treguar ai.

“Ne jemi këtu tashmë, është një ëndërr e vërtet, por nuk do të ishte keq nëse fitojmë të paktën një lojë”, është shprehur Zeneli.

Në këtë garë me Kosovën janë Rusia, Sllovenia, Spanja, Greqia, Letonia, Polonina dhe një skaudër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Andersen e sheh turneun si një mundësi të jashtëzakonshme për Dakajn dhe Zenelin, si dhe një shans për të tërhequr interesim edhe nga qeveria e Kosovës dhe komuniteti i biznesit për ta financuar ëktë sport. Ai është shprehur se ata janë edhe një hap më afër anëtarësimit të plotë në Federatën Botërore të Kërlingut, e cila do t’i jepte fonde të mjaftueshme këtij lloj sporti. /Insajderi.com