Kandidat për kryetar në Bashkinë e Tiranës? Flet Elvis Naçi

Kandidat për kryetar në Bashkinë e Tiranës? Flet Elvis Naçi

Vitin e kaluar u përhapën me shpejtësi lajmet se imami Elvis Naçi do kandidojë për kryetar bashkie në Bashkinë e Tiranës. Asokohe Naçi e mohoi këtë lajm, por zërat kanë nisur sërish e madje së fundmi u hapën sondazhe online ku njerëzit votuan mes Veliajt e imamit.

Elvis Naçi ka vendosur të flasë sot për emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, për të sqaruar publikisht se do i qëndrojë larg politikës.

“Unë kam shumë respekt për të gjithë, por nuk e kanë informacionin e duhur se kam kohë që e kam deklaruar se nuk do merrem me politikë. Sa Zoti të më ketë dhënë jetë unë do merrem me bamirësi. Kam korsi të tjera për të vazhduar në këtë jetë. Unë e kam mohuar dhe e mohoj edhe sot në studio”, u shpreh imami.