Kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë nga Gjilani

Kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë nga Gjilani

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Arjeta Rexhepi e Luan Aliu, do të jenë kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë nga qyteti i Gjilanit.

Luan Aliut iu është dashur votimi i dytë pasi në votimin e parë kishte vota të barabarta me Nehat Osmanin.

Në këtë listë nuk gjendet ish-deputetja Labinotë Demi-Murtezi.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listat për deputetë në disa nga degët e saj. /Insajderi.com