Fatmir Rashiti merr mbështetjen e banorëve të Rashnicës

Fatmir Rashiti merr mbështetjen e banorëve të Rashnicës

Kandidati i i pavarur për kryetar të komunës së Shtimës Fatmir Rashiti u mirëprit me entuziazëm në fshatin Rashnicë të komunës së Shtimës, sepse sipas banorëve të këtij fshati tek ai shihet sinqeriteti për të ndryshuar qeverisjen në të mirë të qytetarëve të kësaj komune.

Në këtë takim që mbajti në lagjen Haxhiu të Rashincës, Kandidati Fatmir Rashiti  u mbështet nga secila familje, dhe familjaret janë zotuar se më 19 nëntor do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për të parin e komunës së tyre.