Kandidati i PDK-së premton pagesa të rregullta për punëtorët e administratës komunale

Kandidati i PDK-së premton pagesa të rregullta për punëtorët e administratës komunale

Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në një prononcim për portalin Ferizajpress, lidhur me trajtimin e pagesave të punëtorëve të Caritas-it dhe të tjerëve të angazhuar në administratën komunale deklaroi:

“Unë, si kryetar i Komunës së Ferizajt, do të garantoj trajtim të dinjitetshëm dhe pagesa të rregullta për gjithë punëtorët e angazhuar përmes Caritas-it, si dhe të tjerët në administratën komunale. Për fat të keq, punëtorët e angazhuar deri më tani, kanë vuajtur vonesa të jashtëzakonshme për pagesën e tyre si dhe trajtim joadekuat, praktikë kjo që  në mandatin tim qeverisës  do të marr fund, duke siguruar fillimisht trajtim të dinjitetshëm si dhe garanci për pagesa të rregullta për stafin e angazhuar.”

“Ferizaj ka nevojë për staf profesional dhe garancën institucionale për të ardhurat e tyre, andaj odisejada e mospagesës së rregullt do të marr fund menjëherë. Këtu nuk ka vend për shqetësim”, theksoi kandidati Aliu.