Kandidati i PDK-së që humbi zgjedhjet provon t’ia thotë këngës

Kandidati i PDK-së që humbi zgjedhjet provon t’ia thotë këngës

Ferit Idrizi s’e ka ndërmend ta vajtojë humbjen që e pësoi në Vushtrri.

Ai ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar në këtë qytet, por në balotazh humbi nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri.

Por, Idrizi, vetëm pak ditë nga humbja, është parë t’ia thotë këngës në një lokal ku bëhej muzikë popullore.

Idrizi, në një aheng privat, siç thotë personi që e ka postuar videon në Facebook, këndonte këngën “Vinë vaporët”.

Ja një pjesë e këngës nga Ferit Idrizi.

https://www.facebook.com/Gjermon/videos/vb.100000890780073/1711810115525331/?type=2&video_source=user_video_tab