Kandidati pë kryetar komune braktisë studion në Tribuna Channel

Kandidati pë kryetar komune braktisë studion në Tribuna Channel

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka lëshuar studion në televizionin Tribuna Channel, sapo emisioni Tribunë Zgjedhore ka filluar të xhirohet.

Kastrati, me të filluar emisioni ka dhënë arsyet e tij përse nuk qëndron në emision përball kundër kandidatit të tij nga radhët e LDK-së, Shaip Surdulli.

Kështu, emisioni ka vazhduar xhirimet vetëm me Surdullin, madje Kastrati para se të braktiste tha se nuk do përballet më asnjëherë me Surdullin në asnjë debat.

Fushata për balotazhin zgjatë pesë ditë. Të dielën, më 19 nëntor votohet.