Kandidati për deputet i AKR-së tregon se si u zhdukën fletëvotimet në Runik të Skenderajt

Kandidati për deputet i AKR-së tregon se si u zhdukën fletëvotimet në Runik të Skenderajt

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Musa Dervishaj, thotë se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor në fshatin Runik të Skenderajt.

Në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Dervishajt ka thënë se banorët e fshatit Runik, nuk kanë pasur mundësi të votojnë pas orës 16:30 në mungesë të fletëvotimeve, të cilat hedh dyshime se janë fshehur qëllimisht nga ndonjë subjekt politik për të siguruar numër më të madh të votave. Më tu njoftuar me rastin, sipas Dervishajt, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila ka nisur hetimet në po atë ditë për zbardhjen e këtij rasti.

“E vërteta e 06 tetorit në Runik!
1. Në orën 16 e 30 minuta në kutin e votimit kishte rreth 150 fletëvotime.
2. Nga ora 16 e 30 minuta asnjë votues nuk kishte mundësi për të votuar sepse nuk kishte as edhe një fletëvotim të vetëm të paplotësuar.
3. Rreth gjysëm ore pas, policia e Kosovës ishte brenda shkollës duke kërkuar nëpër klasë 5 blloka ( 250 fletëvotime përafërsisht).
4. Dy blloka me rreth 100 fletëvotime u panë jasht shkolle këta 2 blloka mungojn edhe sot.


Të dashur votues me siguri pas hetimeve ju do ta kuptoni sakt cilës parti dhe cilit kandidat për deputet duhej ti shkonin këto vota”, ka shkruar Dervishaj.