Kandidati për deputet shet veturën për të financuar fushatën

Kandidati për deputet shet veturën për të financuar fushatën

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhavit Drenori, ka vendosur që të shesë veturën e tij për të financuar fushatën elektorale.

Ai ka postuar një foto të veturës në llogarinë e tij në Facebook, duke treguar edhe specifikat e saj. Ka treguar se vetura Passat është prodhim i vitit 2006.

“Vetura është në gjendje shumë të rregullt teknike dhe është në pronësinë time personale edhe me dokumentacion. Nuk është në listën hipotekare”, ka shkruar ai.

“Vetura shitet me çmim të arsyeshm të tregut”, ka njoftuar ai.

“Boll po me dhimbet, por kam mbetë pa alternative tjetër të mbulimit të shpenzimeve të fushatës. Për veturën në fjalë se bashku me bashkëshorten jemi ende kredi në bankë”, ka shkruar Drenori që në zgjedhjet e fundit locale në Drenas kishte kandiduat si i pavarur.

“Shpenzimet e fushatës përfshinë: burekë me jogurt, shpenzimet e levizjeve nëpër teren si dhe mbushjet e telefoni për të gjithë vullnetarët që kanë shpreh gatishmërinë të më ndihmojnë, pastaj shpenzimet e vizitkartave, flyerave si dhe videospoteve promovuese për zgjedhje.
Shpresoj që sado pak ju bëj “konkurencë” në shpenzime disa prej kolegëve nga Drenasi që kanë gurthyes (me-, e pa ligj).”./Insajderi.com