Kandidati për kryetar të Istogut: Nuk kam blerë asnjëherë vota

Kandidati për kryetar të Istogut: Nuk kam blerë asnjëherë vota

Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj ka reaguar ndaj akuzave të drejtuara ndaj tij për blerje të votave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, kandidati i AAK-së në Istog ka mohuar akuzat. Ka thënë se pretendimet se ai ka blerë vota, janë “manipulime”.

Një shërbëtor i pistë i pushtetit e ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë familjare të një simpatizanti të AAK-së për të…

Posted by Gani Dreshaj on Sunday, 5 November 2017

Shkrimi i plotë i Gani Dreshajt:

Një shërbëtor i pistë i pushtetit e ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë familjare të një simpatizanti të AAK-së për të manipuluar me të duke përmendur edhe emrin tim.

Afrim Gjocaj nga Tomoci, i punësuar në postë nga LDK-ja ka tentuar të bëj zhurmë nē rrjetet sociale duke publikuar mesazhe të shkruara nga dora e tij, duke tentuar të njollos emrin tim për blerje votash.

Këtë e tregon më së miri edhe sqarimi i personit të cilit iu lakua emri.

Unë nuk kam blerë vota asnjëherë, nuk do tē blej dhe i luftoi këto fenomene të cilat i kam përmendur edhe më parë në media.

Ata që hasin në raste konkrete të blerjeve të votave, kërkoj që të raportojnë këto raste në të gjitha instancat nëse janë faktike, por asesi mos të dezinformojnë.

I lus të gjithë qytetarët e Istogut për maturi e qetësi deri në përfundimin e zgjedhjeve pasi që frika e humbjes po detyron disa përfitues nga ky pushtet që të provokojnë në çdo mënyrë.

Nuk ka gjë që e ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim, andaj durim edhe 2 javë sepse NDRYSHIMI PO VJEN!